Ambasadorja Yuri Kim kërkon me çdo kusht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

18 Shtator 2020 | 12:36

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, i është rikthyer sërish çështjes së Gjykatës Kushtetuese. Me një shënim në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, znj. Kim ka përshëndetur apelin e presidentit Ilir Meta dhe të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, të cilët në një zë kanë kërkuar ngritjen e saj brenda 2020.

Diplomatja amerikane fton palët të punojnë sa më parë, që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda këtij viti. 

“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi që e bënë të qartë që vendi duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese. Ne jemi dakord duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, se këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020”, thekson Yuri Kim.

Gjithashtu edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka kërkuar ngritjen e këtij institucioni me rëndësi jetike për Shqipërinë. Mungesa e Kushtetueses ka detyruar palët në vend, konkretisht mazhorancën dhe presidentin e vendit, që mosmarrëveshjet e krijuara mes tyre t’i dërgojnë në institucione të tjera, ku njëri prej tyre ishte Komisioni i Venecias.

Lexoni gjithashtu:

Pas takimit me Metën, ambasadori Luigi Soreca bën apel për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Gjykata Kushtetuese vështirë të ngrihet deri në zgjedhjet e ardhshme

Gjykata Kushtetuese sërish në ngërç, në 9 muaj nuk u zgjodh asnjë anëtar i ri

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026