Pak para për të parandaluar përmbytjet, fondi i Ministrisë së Bujqësisë

23 Nëntor 2022 | 16:11

Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar gjysmën e fondit të vendosur në dispozicion për kanalizimet dhe kullimin për këtë vit.

Të dhënat e raportit të monitorimit të buxhetit të ministrisë tregojnë se deri në muajin gusht nga 14 mln euro të përcaktuara për këtë qëllim, janë shpenzuar 7 milionë euro.

Fondi për këtë vit është përgjysmuar në krahasim me buxhetin e vitit 2021, ku për infrastrukturën e kanaleve vaditëse dhe të kullimit shifra ishte gati 31 milionë euro.

Për vitin 2023, buxheti i parashikuar për ndërhyrje në diga dhe kanalizime është parashikuar rreth 18 milionë euro, të cilit i shtohet edhe një grant prej 4.3 milionë eurosh nga Bashkimi Europian.

Nga kjo shifër, 2.7 mln do të shpenzohen për studimin e fizibilitetit të përmirësimit të mbrojtjes nga përmbytjet e shkaktuara nga lumenjtë Vjosa, Shkumbini, Erzeni, Ishmi dhe Semani.

Pjesa tjetër e këtij fondi do të shfrytëzohet për studimin e ndërhyrjeve në mbi 400 diga mbrojtëse të tokave bujqësore në qarqet më problematike, si Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Fier.

Nga situata e përmbytjeve në Shkodër raportohet për mbi 1300 ha tokë nën ujë dhe mbi 15 familje të evakuuara këtë të mërkurë.

Më keq shfaqen njësitë administrative Ana e Malit, Dajç dhe Guri i Zi, ku niveli i ujit prezent në këto zona shkon deri në 60 centimetra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026