Hetimi i pronave në Lalëz, si u tjetërsuan mijëra m2 përmes falsifikimit

23 Nëntor 2022 | 16:00

SPAK njoftoi shpalljen në kërkim të Aleksandër Lahos me tre akuza. Mes tyre ishte ajo e falsifikimit të dokumentacioneve. Në të njëjtin njoftim Prokuroria e Posaçme thotë se ka sekuestruar 403 mijë metër katrorë prona në Gjirin e Lalzit.

Dyshimet e SPAK janë që prona në fjalë është tjetërsuar përmes falsifikimit, ku nën hetim është edhe shtetasi me inicialet I.K., ish-përfaqësues i Avokaturës së Shtetit në Durrës, për të cilin gjykata e posaçme ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie më 20 tetor të këtij viti.

SPAK ka në dorë një video-përgjim të qershorit 2017. Në përgjim dyshohet se shfaqet Aleksandër Laho, njohur edhe si ‘Rrumi i Shijakut’, duke biseduar me shtetasin I.K. për një shumë parash.

SPAK pretendon se në këtë video-përgjim, I.K. ka kërkuar 12 milionë lekë në këmbim të mosapelimit të procesit gjyqësor në lidhje me pronësinë e 45 mijë metra/katrorë pronë shtetërore në Gjirin e Lalzit.

Prokuroria e Posaçme e siguroi këtë video pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor të 2019-s. Ai u qëllua në momentin që po udhëtonte me mjet në vendin e njohur si ‘Mbikalimi i Shkozetit’ në Durrës.

Në automjet bashkë me të ndodhej edhe Aleksandër Laho dhe Andi Maloku. Nga të shtënat, Arjan Ndoja mbeti i plagosur së bashku me Aleksandër Lahon, ndërsa Andi Maloku mbeti i vrarë.

Shënjestra e sulmit dyshohet se ka qenë Aleksandër Laho dhe përfshirja e tij në tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026