Protestat shënjestrojnë artin, kryeveprat botërore pre e aktivistëve të klimës
Aktivistët e çështjeve klimatike nëpër botë vijojnë të kenë në shënjestër vepra të njohura të artit botëror për t’i dhënë zë çështjeve të tyre. Nga Van Gog tek Goya, që prej muajit korrik një sërë veprash janë dëmtuar.
Dy protestues të Just Stop Oil janë shpallur fajtorë për dëmtimin e një pikture të Vang Gog. Louis McKechnie, 22 vjeç dhe Emily Brocklebank, 23 vjeç, shkaktuan rreth 2000 £ dëme në kornizën e ‘Peach Trees In Blossom’ në Galerinë Courtauld të Londrës, pasi hodhën ngjitës në veprën e artit me qëllim të ngjiteshin vetë në të.
Veprimi i dy protestuesve ishte një formë proteste e nisur prej disa kohësh, ku aktivistë të çështjeve klimatike ndërhyjnë në vepra të njohura arti të ekspozuara në një sërë muzeumesh me qëllim që të sjellin vëmendjen tek kriza klimatike, pa marrë parasysh që kështu po shkaktojnë dëme në trashëgiminë kulturore.
McKechnie do të mbahet në qeli për tre javë, ndërsa Brocklebank përfitoi një liri me kusht.
Vitin e fundit, një sërë pikturash dhe veprash të tjera arti të ekspozuara në hapësira galerish të njohura në mbarë botën kanë rënë pre e akteve vandale të aktivistëve. Ata mendojnë se kjo është një formë efikase për të kanalizuar vëmendjen tek çështje të rëndësishme klimatike që prekin sot globin.
Më 22 korrik, pre e protestave të tyre ishte ‘Primavera’ nga Botticelli, për të vijuar me një sërë veprash si S’istine Madonna’ nga Raphael, ‘Masacre in Korea’ nga Pablo Picasso, ‘Sunflowers’ nga Van Gogh, ‘Haystacks’ nga Monet, ‘Girl With a Pearl Earring’, ’The Clothed Maya dhe The Naked Maya’, ‘The Scream, Stumps and Sky’, ‘Death and Live’, ‘Horse and Rider’ dhe një sërë veprash të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës