Deputeti i partisë së Ramush Haradinaj kërkon shkarkimin e kreut të Policisë së Kosovës

18 Shtator 2020 | 18:45

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha kërkoi shkarkimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rastin e hyrjes së xhandarmerisë serbe në Karaçervë. Berisha para deputetëve në seancën e sotme plenare kërkon që drejtor i ardhshëm i policisë të jetë një polic i ri, i pagraduar që e do Kosovën dhe nuk përfshihet në politikë.

“Për çështjen në Karaçevë duhet të shkarkohet menjëherë drejtori i policisë për shkak se në mënyrë të përsëritur, patrullat e xhandarmerisë serbe shkelin integritetin e Kosovës, tmerrojnë qytetarët e Kosovës. Ndërsa drejtori i policisë as që është në dijeni dhe arsyetohet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për drejtor të policisë nëse nuk dini si me bo sepse vjen tjetri më i zi se ky, mundet me u emërua një polic i ri i cili nuk ka grada, që ka familje patriotike, që e ka unin e vet që nuk dëgjon askënd nga politika dhe e donë Kosovën”, ka thënë Berisha.

Kjo çështje shkaktoi debate të forta në Kosovë, ndërsa opozita hodhi akuza të forta ndaj qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, u thirr nga Lëvizja Vetëvendosje të raportojë në Kuvend për këtë çështje, ndërsa seanca u karakterizua me debate dhe akuza të forta me palëve. Deputetët e Vetëvendosjes u shprehës se qeveria dështoi në mbrojtjen dhe kontrollim e kufijve të vendit.

Lexoni gjithashtu: 

Xhandarmëria serbe në Kosovë, Hoti: Kufijtë janë të sigurt, s’ka vend për panik

KFOR sqaron për Euronews Albania prezencën e xhandarmërisë serbe në Kosovë

Deputeti i VV-së denoncon me video: Xhandarmëria serbe ka hyrë 1 km në kufi të Kosovës

​PDK për hyrjen e trupave serbe në Kosovë: Lejimi i KFOR-it dhe neglizhenca e qeverisë janë të papranueshme

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026