Me kë e ka Yuri Kim? Dashamir Shehi “zbërthen” deklaratën e fortë të ambasadores

23 Nëntor 2022 | 21:31

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në “Now me Erla Mëhillin” se deklarata e fundit e ambasadores Yuri Kim i është drejtuar politikës.

Përmes një statusi në Twitter, Kim shprehet se procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi.

Shehi tha se nuk i është drejtuar prokurorëve sepse sidoqoftë ata janë një qark i mbyllur në vetvete.

“I është drejtuar politikës dhe për mua ka bërë mirë. Pse? Se politika i fut duart atje. Dhe kush është politika që influencon? Është gjithmonë ai që është në pushtet,” – u shpreh kreu i LZHK-së.

Të hënën, Këshili i Lartë i Prokurorisë ka miratuar listën për kandidatët për drejtues të SPAK, të cilët janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Ndërkohë KLP ka administruar edhe platformat e tyre, dhe sipas ralacionit ata plotesojnë kushtet ligjore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026