I kërkuar në Itali për trafik droge, arrestohet 31-vjeçari nga Vlora
24 Nëntor 2022 |
10:16
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve.
Burime zyrtare nga policia lokale thonë se në kuadër të operacionit të koduar ‘Member’ u arrestua në qytetin e Vlorës shtetasi A. Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arrest ndaj 31-vjeçarit, në vitin 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, sqaron policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përjashtohet nga policia efektivi, u arrestua në Itali për vjedhje
- Shoqërohet Ramazan Rraja, policia aksion blic në kryeqytet për mjetet e blinduara
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut