Balla sulmon Berishën: Një “non grata” që bredh me partnerët e birucave
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se Sali Berisha është një “non grata” që shkel rregulloren e Kuvendit, pasi nuk respekton minutazhin.
Ai e quajti Berishën një “non grata” që bredh me partnerët e birucave.
“Deputeti që sapo foli plot 7 minuta përtej kohës që i takon. Në këto raste rregullorja e Kuvendit përcakton vetëm 3 minuta dhe pastaj 2 minuta pro apo kundër për deputetët e tjerë. Të ankohesh se s’të jepet fjala në Kuvend është qesharake dhe tallje me sallën e Kuvendit. Një turp që ky parlament duhet të ndalet në seancat pasardhëse për të diskutuar dhe për t’i dhënë fund kësaj tragjedie për Kuvendin që një “non grata”, i cili ka filluar të bredhë dhe të njihet me partnerët e birucave, të vijë këtu dhe të bëjë pis sa herë i jepet mundësia, duke shkelur rregulloren e Kuvendit”, u shpreh Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta