Sulmet me raketa ruse, Borrell: Jemi të shqetësuar për situatën në Ukrainë

24 Nëntor 2022 | 16:43

“Nuk mund të mos shqetësohemi për atë që po ndodh në Ukrainë.”

Kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, duke folur në Forumin Rajonal të Bashkimit për Mesdheun, sipas mediave të huaja.

“Si mund të mos na interesojë ajo që po ndodh në Ukrainë?  Nëse shikoni një hartë të Europës gjatë natës, do të shihni se e gjithë Europa është e ndriçuar dhe ka një pikë të zezë të madhe ku nuk ka drita”, ka deklaruar ai.

Më tej ai theksoi se bombat ruse po shkatërrojnë plotësisht prodhimin e energjisë elektrike.

“Një e treta e popullsisë vuan nga mungesa e energjisë elektrike. Bombat ruse kërcënojnë të shkatërrojnë plotësisht prodhimin e energjisë elektrike, që do të thotë ngrohje në fund të dimrit.

Ne jemi të shqetësuar nga ajo që po ndodh në Ukrainë”, theksoi Borrell.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026