Petrit Vasili për Taulant Ballën: Ishte vërtetë sjellje prej idioti
Ndërkohë që mora fjalën për procedurë, Taulant Balla më ulërinte nga vendi në kupë të qiellit. Ishte kjo deklarata e deputetit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasilit i cili u përjashtua me 5 ditë nga sekretariati i Kuvendit për sjellje jo parlamentare.
Skizofren dhe mos bëj si idiot ishin fjalët që Vasili përdori drejt Ballës. Sipas deputetit të Partisë së Lirisë, Lindita Nikollës i ka dalë parlamenti nga duart dhe nuk e ka ndaluar kreun e grupit parlamentar të PS-së të ndalojë komentet e tij.
“Ishte vërtetë një sjellje prej idioti sepse unë nuk po replikoja me Taulant Ballën, po flisja me drejtuesen e seancës që të mundësonte që deputetët të flisnin siç rregullorja e kërkon dhe siç u vendos. Në seancën që shkoi kemi dëgjuar zotin Gjiknuri që ka thënë mbi 14 herë idiot dhe nuk u mor asnjë masë,” – u shpreh Vasili.
Sipas tij masat që ndërmerren nga sekretariati i parlamentit janë të njëanshme.
Deputeti Petrit Vasili është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi pasi i është drejtuar me fjalë fyese kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Ky vendim është marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në drejtimin e Klotilda Bushka.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut