Rusia ka lëshuar mbi 80 mijë pasaporta për ukrainasit në territoret e aneksuara
Moska tha të enjten se ka lëshuar më shumë se 80,000 pasaporta ruse për banorët e katër territoreve ukrainase që kur Presidenti Vladimir Putin pretendoi se kishte aneksuar rajonet në shtator.
“Që nga shtimi i katër rajoneve në Federatën Ruse dhe në përputhje me legjislacionin, më shumë se 80,000 njerëz morën pasaporta si qytetarë të Federatës Ruse,” tha Valentina Kazakova, një zyrtare e migracionit në Ministrinë e Brendshme, shkruan The Moscow Times.
Në shtator, Rusia mbajti të ashtuquajturat referendume në katër rajone të Ukrainës – Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson dhe tha se banorët kishin votuar pro bashkimit.
Putini aneksoi zyrtarisht territoret në një ceremoni në Kremlin më vonë atë muaj, edhe pse forcat e tij nuk kanë pasur kurrë kontroll të plotë mbi to.
Kombet e Bashkuara dënuan “përpjekjen e aneksimit të paligjshëm” të tokës ukrainase dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar “të mos njohë asnjë ndryshim të shpallur nga Rusia në kufij”.
Rusia, që atëherë ka humbur një pjesë të territorit që kontrollonte në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)