EMRAT | Zyrtari i OSHEE, mes 10 të arrestuarve për laboratorin e kokainës në Fier

25 Nëntor 2022 | 11:41

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zbulimin e laboratorit të kokainës në Frakullt të Fierit.

Mes 10 të arresturave, është edhe drejtori i drejtorisë në OSHEE, Viktor Çervanaku dhe i vëllai, Zenel Çervanaku.

Të arrestuarit e tjerë, janë Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julain Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Nikolen Gjelona është personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit, ndërsa Klajdi Kodra siguronte tregun për shitjen e kokainës që do të përfitohej nga një proces kimik, pasi ishte lënda narkotike ishte përzierë me pleh kimik.

Në një konferencë për shtyp, prokurori i SPAK, Adnan Xholi, i cili e ka ndjekur këtë çështje, deklaroi se ndër të tjera, janë sekuestruar 24 ton pleh artificial, brenda së cilës ekzistojnë dyshimet se përmban një sasi lëndë narkotike të llojit kokainë prej rreth 430 kilogram.

Ai u shpreh se kjo sasi është ngarkuar në një port të Kolumbisë në muajin maj të vitit 2022 nga një shtetas shqiptar, i cili në janar kishte hapur një aktivitet në Shqipëri, ndër të cilat ishte importi i plehrave kimike.

Sasia e plehut, brenda së cilës ishte fshehur kokaina, e cila ka një vlerë prej 40 milionë eurosh, u transportua nga Kolumbia fillimisht në portin e Pireut në Greqi, më pas në Portin e Barit në Itali, Mal të Zi dhe destinacion të fundit, Shqipërinë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026