Rudina Hajdari i propozon Këshillit Politik amdendamente për hapjen 100 për qind të listave: Mbani premtimin

20 Shtator 2020 | 12:48

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka propozuar një draft me amendimet përkatëse në kodin zgjedhor, të cilat sipas saj garantojnë hapjen 100% të listave, ‘jo vetëm si mekanizëm i shprehjes së opinionit popullor mbi cilësinë e kandidatëve, por mbi të gjitha si një mekanizëm përzgjedhës I deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë’. 

Përmes një letre të hapur drejtuar Këshillit Politik, deputetja përshëndet qëndrimin konsensual që u arrit nëpërmjet deklaratave publike të të gjitha palëve politike lidhur me hapjen e listave 100% dhe kërkon nga përfaqësuesit e palëve në këtë këshill që të vijojnë intensivisht punën për ta përmbyllur këtë proces.

“Duke qenë se edhe PS, edhe PD edhe LSI janë shprehur tashmë publikisht se qëndrojnë për hapjen 100% të listave, unë ju ftoj të takohemi ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 për të punuar non stop deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave, për t’ua dhënë zgjedhësve në dorë fuqinë për të përzgjedhur përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend.

Do të ishte zhgënjyese për të gjithë shqiptarët por edhe anti-kushtetuese nëse palët do të tërhiqeshin nga qëndrimet tashmë të qarta mbi mundësimin e përzgjedhjes së përmbajtjes së Kuvendit të ardhshëm nga shqiptarët e jo thjesht nga Kryetarët e partive”, shprehet deputetja Hajdari.Amendamentet e propozuara nga deputetja Rudina Hajdari.

 

Lexoni gjithashtu:

Presidenti Meta thirrje mazhorancës: Hapni listat ose largohuni!

PS propozon amendamente për Kodin Zgjedhor, pranon hapjen e plotë të listave zgjedhore

Alibeaj: Më 25 prill, do marrim vota ndoshta edhe më shumë se sa meritojmë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026