PD: Shkollat me kushte minimale të higjienës, 30% nuk kanë as ujë

20 Shtator 2020 | 14:48

Duke iu referuar një raporti të Fondit të Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Partia Demokratike akuzoi qeverinë se nuk u siguron shkollave kushte të mjaftueshme të higjienës dhe as të përdorimit të internetit apo teknologjisë.

“Vetëm 70% e shkollave tona kanë kushtet minimale të higjienës dhe 30% e tyre nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie,” – shkroi ish-deputetja Jorida Tabaku në Facebook duke iu referuar raportit të UNICEF mbi ujin e pijshëm dhe higjienën në shkolla.

Ajo tha se në raportin e fundit UNICEF ka përshkruar situatën duke u bazuar në vëzhgime pasi qeveria siç tha ajo “nuk bën publike të dhënat e sakta”.

“Jeta dhe shëndeti i nxënësve dhe mësuesve janë sot më të rëndësishme se çdo formë e propagandës bajate. Ndaj në vend të gënjeshtrave të paketuara me bojërat e rilindjes, është koha të merren masa urgjente për të siguruar urgjentisht kushte higjeno-sanitare në të gjitha institucionet arsimore në vend,” – apeloi Tabaku teksa theksoi se situata është alarmante duke pasur parasysh faktin se aktualisht bota përballet me pandeminë e COVID-19.

Komenti i Tabakut vjen në një kohë kur qeveria vendosi të rihapë shkollat për sezonin akademik 2020-2021. Ministrja e Arsimit Besa Shahini (e zëvendësuar më pas nga Evis Kushi) dhe Kryeministri Edi Rama kanë siguruar se janë marrë të gjitha masat që në shkolla të garantohet higjiena dhe distanca fizike.

 

Lexoni gjithashtu:

Java e parë në shkollat e vendit, disa mësues të infektuar me COVID-19

Nxënësit kthehen në klasa, nis zyrtarisht shkolla me masa antiCovid, paqartësi dhe frikë

“Mësuesit po përdoren si skllevër”, PD: Qeveria duhet të financojë shkollat dhe të shtojë stafin

Viti i ri shkollor, PD: Më shumë se 50 mësues, edukatorë e sanitarë me Covid-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026