“Ngarkesë e jashtëzakonshme në 3 vite SPAK”, Kraja intervistë për Euronews Albania
Kreu i SPAK, Arben Kraja u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se në 3 vite të krijimit të kësaj strukturë është bërë një punë e madhe.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe ka pasur një ngarkesë të jashtëzakonshme.
“SPAK punon përditë, edhe sot ishte nga raportimet që bëmë për publikun për një hetim që kishim kohë që e kryenim. Kjo tregon se aktiviteti është në mënyrë të vazhdueshme, shumë intensiv. 3 vitet e SPAK, është një strukturë dhe janë 3 vitet e para të ngritjes së strukturës. Në këtë aspekt është bërë shumë, po të shikojmë nga pikëpamja organizative, nga pikëpamja administrative, nga pikëpamja e ngritjes së strukturës së hetimit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe nga pikëpamja e rritjes në mënyrë të vazhdueshme të autoritetit të SPAK. Ka pasur një ngarkesë të jashtëzakonshme për çështjet penale dhe hetime pasurore dhe të tjerat e me radhë”, u shpreh Kraja.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)