Varësia ndaj euros u thellua, depozitat në lekë më pak se 45 për qind
Depozitat në monedhë të huaj u rritën me gati 100 milionë euro, ndërsa rritja e depozitave në lekë ishte e papërfillshme.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, depozitat në total u rritën me 141 milionë euro. Rritja e atyre në monedhën vendase është 250 milionë lek, ose 0.5 për qind në krahasim me shtatorin. Kjo rritje u faturohet bizneseve, ndërsa depozitat e qytetarëve pësuan rënie.
Në total, shqiptarët kanë rreth 11 miliardë euro, ku më pak se 44 për qind e tyre janë në lek.
Banka e Shqipërisë ka prezantuar që në fillim të 2018-s një paketë masash për të dekurajuar qytetarët nga përdorimi i euros në ekonomi. Ndërkohë, Guvernatori Gent Sejko ka përsëritur faktin se përhapja e madhe e euros në ekonomi vështirëson ndërhyrjen e bankës me politika frenimi të rritjes së çmimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit