“Shqipëria është zero”, regjisori i filmit për Oscar: Shteti nuk ka fonde
“A cup of coffee and new shoes on” është filmi me të cilin Shqipëria do të kërkojë nominimin për Oscar.
Regjisori i filmit Gentian Koçi tha në një intervistë për Euronews Albania se në aspektin e financimit Shqipëria është zero.
“Nuk e di, unë të kam thënë që do çoj një kërkesë të protokolluar, e bëra, kam marrë një përgjigjë të protokolluar, të artikuluar shumë bukur, më falënderon shumë ministria e Kulturës për temën që kam zgjedhur, gjë që s’është fare e nevojshme dhe më thotë ka mbaruar buxheti për këtë vit, domethënë që në shtator,” – u shpreh Koçi.
Sipas tij kjo nuk ka shpjegim dhe brenda institucionit ka burokratë të paaftë.
“A cup of coffee and new shoes on” është një dramë e frymëzuar nga një histori e vërtetë. Aktorëve nga Portugalia, të dy binjakë identikë në jetën e vërtetë u është dashur më shumë se 5 vite që të hyjnë në lëkurën e personazheve, duke mësuar njëherazi gjuhën shqipe të shenjave.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë