Dhuna në familje, Italia financon për strehim dhe formim profesional
Ishte vetëm 14 vjeçe kur ra pre e abuzimit seksual nga njerku i saj.
Një familje nga Gjirokastra vendosi ta adaptojë, por qëllimin e kishte të qartë se veshka e 14-vjeçares do të shërbente për transplant për vajzën e tyre të sëmurë.
Trafikimi u identifikua nga policia më pas e mitura u rehabilitua në një qendër. Ngjarja u bë publike në konferencën e organizuar nga ambasada e Italisë në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Falë mbështetjes nga qendra Vatra ajo tashmë është bërë e zonja e vetes duke lënë pas të shkuarën.
Ambasada Italiane në Tiranë ka dhënë kontribut prej15 vitesh lidhur me këtë çështje, ku janë ndihmuar rreth 10 mijë gra.
“Në Itali ashtu si në Shqipëri, çdo vit ne kemi qindra vrasje grash, pra ne duhet të luftojmë që ky numër të ulet, të reduktohet. Të ulet numri i krimeve ndaj grave, duhet të punojmë në të gjitha rrafshet me të gjithë aktorët. Objektivi ynë është që të arrijmë një ditë, nuk them dhuna zero, sepse dhuna do të ekzistojë gjithmonë, por tolerance zero ndaj këtij fenomeni,” – u shpreh Fabrizio Bucci, ambasadori italian në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjashtë gra kanë humbur jetën këtë vit nga dhuna në familje.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë