Pse nuk e përjashtoni Alibeajn nga PD? Përgjigjet Sali Berisha

26 Nëntor 2022 | 13:14

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur një prej ndjekësve të tij se përse nuk e përjashton Enkelejd Alibeajn nga kjo forcë politike.

Ai tha se kanë një nen që lejon cilido që nuk bie dakord me qëndrime të caktuara, të krijojë fraksion brenda PD-së.

“Ne hoqëm nga statuti i PD-së nenin e përjashtimin me besimin më të madh se procesi në të cilin po kalonte PD duhet të dominonin përpjekjet për ribashkimin e të gjithë kontributorëve politikë të kësaj partie. Në këtë kontekst jo vetëm që nuk kemi nen përjashtimi, por kemi edhe një nen që lejon cilido që nuk bie dakord me qëndrime të caktuara, të krijojë fraksion brenda PD-së.

Opozita e vërtetë pësoi një infeksion të rëndë dhe akti më makabër, më armiqësor i Edi Ramës pas grabitjes së votës së shqiptarëve është grabitja e kreut të opozitës shqiptare në mënyrën më mafioze, më të rëndë, më të papranueshme. Le ta marrim si një proces këtë. Janë qytetarët shqiptarë ata që shikojnë kush mbron interesat dhe kush është i emëruar”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026