Delegacioni amerikan në Kosovë, politologu Tahiri: Marrëveshja e 4 shtatorit i shërben të gjithë Ballkanit

21 Shtator 2020 | 11:12

Delegacioni amerikan, pjesë e së cilit është edhe i dërguari special i SHBA për dialogun, Richard Grenell viziton sot Kosovën. Qëllimi i kësaj vizite është firmosja e disa prej projekteve të arritura në Uashington më 4 shtator, të cilat kanë të bëjnë me përparimin dhe zhvillimin e ekonomik.

Politologu Ramush Tahiri tha për Euronews Albania se kjo është një vizitë shumë e rëndësishme dhe vjen si konkretizim i marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tij, ditën e sotme i dërguari special i SHBA për dialogun, Richard Grenell do të nënshkruajë disa marrëveshje që do të tërheqin fonde amerikane dhe kredi të buta në interes të ekonomisë së vendit.

Z. Tahiri tha se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë është historike pasi pas një ndërprerjeje 1-vjeçare rinisi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për faktin se ndërmjetësimi i SHBA jep garanci se marrëveshjet e nënshkruara do të zbatohen.

“Marrëveshja ekonomie që përfshin gjithë rajonin pasi ndërtohet autostrada, hekurudha Durrës-Nish, një port i ri në Adriatik të Shqipërisë dhe këto me miliarda investime amerikane.

Do të ketë vende pune, zhvillim, marrëveshje politike, se duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve që këto investime të ecin.

Kjo është historike për Ballkanin, pasi askush nuk të jep disa miliarda dollarë në këtë kohë krizë. Kosova i bashkohet minishengenit, çka jep mundësinë që Kosova dhe Shqipëria të dalin me projekte të përbashkëta”, tha z. Tahiri.

 

Lexoni gjithashtu:

Liqeni i Ujmanit, Qeveria e Kosovës krijon Këshillin Ndërministror për Ujërat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026