60 vjetori i teatrit “Petro Marko”, aktivitete dhe vlerësime për artistët vlonjatë
Kremtohet 60 vjetori i krijimit të teatrit profesionist të Vlorës. Ky jubile i gjen artistët dhe teatrin me një godinë të rikonstruktuar.
Në skenën e teatrit gjithçka foli me ngjyrat festave si një homazh dhe nderim për të gjithë aktorët në vite, u përcollën kujtime dhe vlerësime për aktivitetin e aktorëve që nga kjo skenë bënë jo vetëm histori teatri por dhe atë të kinematografisë shqiptare.
“Hapat e para i kam hedhur këtu, shfaqjen e parë Rruga Budi e kam bërë këtu, pa shkuar nè shkollè, pastaj mbas emërimit erdha nē teatrin e Vlorës dhe kam gjetur padyshim një atmosferë të shkëlqyer artistike”, u shpreh ish-drejtori dhe ish-aktori, Kristaq Skrami.
“Shumë emocione , sepse kur kam hipur në këtë skenë kam qenë 18 vjeç, prisja të isha bashkë mr ish kolegët e mi që nuk jetojnë sot , u ndrittë shpirti, por janë të mëdhenj dhe mbeten të mëdhenj”, tha ish-aktori, Vasillaq Gode.
Ceremonia është mbyllur me vlerësimet “Mirënjohje e qytetit” për aktorë të teatrit në vite.
Teatri profesionist i Vlorës e nisi rrugëtimin me premierën e parë “Fundosja e skuadrës”, me autor dramaturgun rus Korneiçuk dhe e realizuar me mjeshtëri nga regjisori Kujtim Spahivogli, ndërsa në vitin 1999 teatri mori emrin e shkrimtarit dhe publicistit “Petro Marko”.
LEXONI GJITHASHTU
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit