Tolka: Aktorët që i kanë bërë ‘furça’ pushtetit, vijuan punën në teatër

13 Tetor 2022 | 08:17

Aktorja Adriana Tolka thotë se artistët e tjerë, të cilët nuk kanë mbrojtur kauzën e Teatrit Kombëtar, kanë mbështetur qeverinë për të ruajtuar vendet e punës, ose për të marrë projekte të reja.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Tolka u shpreh se në lidhje me këtë çështje ka një ndërgjegje shumë të ulët qytetare.

“Artistët e tjerë më tepër sillen sikur nuk jetojnë këtu. Ka një ndërgjegje shumë të ulët qytetare. Paraja është shumë e ëmbël, avancimi në karrierë është i ëmbël. Do thoni, nuk vlen për ju? Sigurisht, por njeriu ka edhe dinjitet. Ose kanë heshtur, ose i kanë bërë furçe pushtetit. Të paktën kanë arritur të mbajnë pozicionet e punës ose të marrin projekte”, theksoi ajo.

Ditën e djeshme, dhjetëra persona u grumbulluan para godinës së Strukturës së Posaçme (SPAK), në një protestë që u thirr nga Partia Demokratike për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në protestë morën pjesë aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ata vendosën pankarta para godinës, ku kërkojnë përgjigje nga SPAK në lidhje me çështjen e teatrit ku, sipas tyre, organi i akuzës hesht prej 3 vitesh.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020 pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila kundërshtonte prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën Trashëgimi Kulturore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026