2900 familje pa shtëpi, 36 muaj pas tërmetit ende probleme me procesin e rindërtimit
Në përvjetorin e tretë të fatkeqësisë natyrore, që i mori jetën 51 viktimave dhe shkaktoi miliona euro dëme, Durrësi vazhdon t’i ketë ende të hapura plagët e tërmetit.
Vitet që pasuan 50 sekondat e tmerrit, kanë qenë më të vështirat për të prekurit.
“Kemi kaluar peripeci nga më të ndryshmet. Kemi pasur probleme për të gjetur shtëpi me qira. Problem ishin edhe hyrjet këtu se kishim frikë mos na i vidhnin. Ka qenë tension nga të gjitha anët. 3 vjet na janë dukur si 30 vjet”, shprehet një qytetar.
2900 familje ende nuk kanë një shtëpi dhe trajtohen me bonus qiraje.
“Vetëm me qira dhe problemi më i keq është se i japin një herë në 3-4 muaj, ai tjetri do lekët. Herë janë dhënë e herë jo. Jo gjithmonë bonusi është dhënë kur duhet, e madje ka raste edhe që nuk janë dhënë fare”, shprehen disa qytetarë.
Edhe pse prej 3 vitesh, rindërtimi në Durrës ka qenë kryefjala e pushtetit qendror dhe atij vendor, shifrat tregojnë se përfundimi i këtij procesi është ende larg.
LEXONI GJITHASHTU
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.