Kryeministri Rama zbulon parashikimin për rritjen e rrogave të stafit mjekësor
Kryeministri i vendit, Edi Rama zbuloi jozyrtarisht shifrën e rritjes së pagave për mjekët, infermierët dhe personelin mjekësor. Teksa inspektoi punimet që po kryhen në maternitetin e qytetit të Beratit, Rama tha se qeveria ka planifikuar të rrisë pagën e bluzave të bardha deri në 40%.
Ai shtoi se ky hap po konsultohet dhe pritet të dalë vendimi final për mbështetjen financiare konkrete të të gjithë stafit mjekësor.
“Por, ajo që ma ha mendja dhe që është qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë në këtë buxhet për pagat e mjekëve, infermierëve dhe personelit mjekësor. Do bëjmë një ndërhyrje të fortë dhe do jetë rritje e konsiderueshme. Akoma nuk duam të flasim për shifrën finale, por besoj se do arrijmë në 40%. Po e konsultojmë këto ditë, sepse duam ta bëjmë të kombinuar bashkë me pagat e mësuesve dhe plotësojmë një zotim të marrë që do të kemi rritje 40% në këtë katërvjeçar, që po mbyllim për pagat e mësuesve. Duam të shkojmë atje”, tha Edi Rama.
Gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se programi i selisë blu ka në themel mbështetjen financiare për bluzat e bardha. Ai është shprehur se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të jenë konkurruese me rajonin.
Lideri i opozitës së bashkuar ka folur me shifra konkrete duke premtuar një pagë 700 euro për infermierët dhe 1200 euro për mjekët.
“Me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët”, ka premtuar Basha.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës