Çfarë hanin spektatorët në Kolose kur gladiatorët luftonin për vdekje

28 Nëntor 2022 | 09:43

Spektatorët në Koloseun e Romës hanin ullinj, fruta dhe arra teksa shikonin gladiatorët duke luftuar për vdekje, thanë arkeologët.

Zbulimi erdhi pas gërmimeve në kanalizimet nën arenë ku u gjetën mbetje ushqimore 1900-vjeçare.

Arkeologët besojnë se ato janë mbetjet e ushqimeve të ngrëna nga spektatorët romakë dhe ekipi zbuloi gjithashtu fragmente kockash të kafshëve që luftuan në arenë, raporton Daily Mail.

Rezultatet e studimit të Parkut Arkeologjik të Koloseut u prezantuan nga drejtoresha e tij,  Alfonsina Russo.

Ekipi i saj filloi një hetim në janar të këtij viti për të kuptuar më mirë funksionimin e kanalizimeve nën pjesën jugore të amfiteatrit 2000-vjeçar.

Arkeologët kanë gjetur gjithashtu fara dhe fruta të lashta të bimëve të kultivuara, duke përfshirë fiq, rrush, pjepër, ullinj, pjeshkë, qershi, kumbulla, arra, lajthi dhe arra pishe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026