Mjeku shqiptar në Itali: Vala e dytë pritej që në qershor, maskat dhe masivizimi i tamponëve dhanë efekt pozitiv

22 Shtator 2020 | 06:18

Mjeku shqiptar i Urgjencës në Novara të Italisë, Taned Demaj tha se gjendja në Itali për momenti paraqitet e stabilizuar, me shumicën e të infektuarve nga COVID-19 asimptomatikë, çka ka shmangur dyndjen në spitale.

Sipas tij frika e një vale të dytë ishte prezente gjatë gjithë verës, me lehtësimin e masave kufizuese pas karantinës, dhe vijon të jetë në fuqi edhe për periudhën e vjeshtës dhe dimrit ku siç tha, ardhja e gripit dhe virozëve do ta ndërlikojë disi situatën…

“Tani është frika e një vale të dytë, por nga ajo çfarë panë epidemiologët, edhe pse tani njerëzit po lëvizin më shumë, po dalin edhe jashtë vendit, mbajtja e maskave, dhe shtimi i numrit të tamponëve, deri në 110 mijë në ditë e ka lehtësuar disi situatën. Higjiena është gjëja e parë. Edhe në shkolla ka pasur fëmijë me shenja të COVID, por janë identifikuar dhe janë karantinuar, nuk janë mbyllur shkollat”, tha ai.

Zgjidhja, sipas tij në kushtet e stinës, kur një pjesë e mirë e njerëzve kanë simptoma të ngjashme me ato të COVID, është të bëhet diagnoza diferenciale.

“Jo çdo teshtimë është COVID. Duhet bërë diagnoza diferenciale e pacientëve; bëhet izolimi, tamponi dhe përcaktohet diagnoza”’, tha mjeku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026