“80% e shqiptarëve duan bashkim kombëtar”, pedagogu: Sekreti pse s’mund të ndodhë
Pedagogu Enver Bytyçi i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, tregoi se përse nuk mund të ndodhë bashkimi i shqiptarëve.
Ai theksoi se përsa kohë që Kosova nuk është anëtare e OKB-së nuk mund të bashkohet nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare me asnjë shtet tjetër.
Më tej pedagogu nënvizoi se që Kosova të bashkohet me një shtet tjetër fillimisht duhet të jetë dakord Serbia dhe shteti me të cilën do të bashkohet.
“Ne po merremi shu më me simbolikat dhe shumë pak ose aspak me përmbajtjen e punës të qeverisjes, të rendimentit, të asaj çfarë prodhojnë institucionet, çfarë janë 365 ditët e vitit dhe jo vetëm një ditë e shpalljes së pavarësisë.
Duke e marrë vetëm me simbolikat, udhëheqësit tanë, liderët tanë po thirren për t’u mburrur me historinë tonë dhe për të premtuar parajsën në të ardhmen. Elitat në Shqipëri janë të interesuara për t’u marrë me simbolikat e të shkuarës, dhe t’i bëjnë njerëzit të harrojnë të tashmen. Sa i përket çështjes së bashkimit, përsa kohë që Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk mund të bashkohet nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare as me Shqipërinë, as me Maqedoninë, as dhe me Malin e Zi.
Një nga zyrtarët e të drejtës ndërkombëtare, Kosova për t’u bashkuar me një shtet tjetër duhet të jetë dakord shteti nga i cili shkëputesh, shteti me të cilin bashkohet dhe popullsitë e tyre. Në këtë rast Serbia duhet të jetë dakord.”- deklaroi ai.
Bytyçi theksoi ndër të tjera se: Nuk mund të elaburohet në asnjë rrethanë çështja e bashkimit kombëtar sepse praktikisht nuk mund të bëhet, teorikisht gënjejnë njerëzit.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta