Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria e ka penguar Kosovën në përpjekjet për pavarësi

28 Nëntor 2022 | 21:38

Analisti Kreshnik Spahiu thotë se Shqipëria e ka penguar Kosovën në përpjekjet e saj për pavarësi nga ish-Jugosllavia.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu deklaroi se vite më parë, liderët shqiptarë nuk mbronin tezën për një Kosovë të pavarur, por kërkonin një autonomi brenda ish-Jugosllavisë.

“Nga ana tjetër, nëse ne i jemi mirënjohës shumë luftërave të Kosovës që sot kemi pavarësinë e Shqipërisë, di të them që Kosova nuk e ka pavarësinë e saj si pasojë e përpjekjeve të Shqipërisë. E them këtë me bindje të plotë dhe ka ardhur një moment që duhet ta themi të vërtetën në sy. Në vitet e fundit të përpjekjeve për shkëputje nga ish-Jugosllavia, Shqipëria më shumë i ka prishur punë përpjekjeve të Kosovës për pavarësi, sesa e ka ndihmuar atë.

Është mirë që ne të shikojmë disa të vërteta të cilat para 30 vjetësh, ata që sot mendojnë se bashkimi kombëtar është utopi, shikonin me utopi edhe krijimin e shtetit të dytë shqiptar. Krijimin e shtetit të Kosovës e shikonin të pamundur. Para 25 vitesh, liderë të Shqipërisë, ishin për autonomi të Kosovës, apo për një republikë brenda një federate të vogë jugosllave. Askush nuk mbronte tezën e krijimit të një shteti të dytë shqiptar”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026