‘Nesër heqim flamurin’, kryekomunari i Preshevës: S’duam përshkallëzim të situatës
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi deklaroi se nesër duhet hequr flamuri shqiptar që ai vendosi sot në ndërtesën komunale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi u shpreh se nuk kërkon që të ketë një përshkallëzim të situatës.
“Nuk është në plan sa orë, vjen një moment që duhet faktikisht të hiqet, për arsye se vazhdojnë represialet më të rënda. Në këtë formë ne nuk duam të lëndojmë askënd. Nuk duam një eskalim të situatës këtu në Luginën e Preshevës, e cila mund të ketë ndikim edhe më të gjerë.
Këtë fakt, po më duket, Prishtina dhe Tirana nuk kanë parasysh që politikat tona që i vendosim këtu, janë mbrojtës ndaj qasjes asimiluese të Serbisë, por edhe kontribues në drejtim të dialogut. Për ne është problemi më i vogël që të eskalojmë siç e eskalojnë në veri serbët. Mendoj që duhet të jemi kontribues dhe stabilizues në këtë proces të vështirë në dialogun në Bruksel”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘Më dërgojnë në gjyq’, kryekomunari i Preshevës: Serbët vëzhgojnë kur vëmë flamurin
- Abazi: Asosacioni, ‘gozhdë’ për Kosovën në rrugën drejt finalizimit të marrëveshjes
- Haki Abazi: Jap dorëheqjen nëse formohet Asosacioni me kompetenca ekzekutive
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës