Sondazhi: Serbët do jetonin më mirë nëse arrihet një zgjidhje me Kosovën

29 Nëntor 2022 | 07:46

Shumica e qytetarëve serbë besojnë se do të jetonin më mirë nëse do të arrihej një zgjidhje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Mirëpo, kur pyeten se cila zgjidhje është e pranueshme për ta, ata më së shpeshti përgjigjen se dialogu duhet të vazhdojë, por jo për njohje dhe pa organizim të përkohshëm, shkruan Euronews Serbia.

Të tilla rezultate ka treguar një sondazh i kryer së fundmi nga Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi (Crta), për qëndrimet politike të qytetarëve të Serbisë.

Qëllimi i hulumtimit, i realizuar nga data 24 shtator deri më 3 tetor, siç thekson Crta, ishte të krijohej një pasqyrë e pikëpamjeve të qytetarëve lidhur me temat kryesore sociale dhe politike, të brendshme dhe të jashtme.

Qytetarët serbë janë të ndarë kur bëhet fjalë për pritjet nëse situata në Kosovë do të përkeqësohet në mënyrë dramatike në muajt e ardhshëm, madje 70 për qind e të anketuarve nuk presin që dialogu me Prishtinën të sjellë stabilitet dhe paqe të qëndrueshme.

Për qytetarët serbë, kur bëhet fjalë për Kosovën, status quo-ja është më e pranueshme dhe besojnë se një nga arsyet për këtë, është fakti se ata janë të vetëdijshëm se qëndrimet e dy palëve janë aq të papajtueshme saqë është vështirë të arrihet një zgjidhje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026