Vuçiç: Kurti mbështetet në forcën e vendeve të fuqishme perëndimore
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbështetet kryesisht në forcën e vendeve të mëdha dhe më të fuqishme nga Perëndimi dhe mendon se kët shtete do ta detyrojnë Serbinë të pranojë diçka, por në asnjë mënyrë nuk do t’i përmbahet asaj që është nënshkruar.
I pyetur se çfarë mund të ndodhë në negociatat e ardhshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke pasur parasysh deklaratën e Kurtit se për të çështja e statusit të Kosovës kishte përfunduar në korrik të vitit 2010, kur Serbia e ngriti çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Vuçiq u shpreh se ka frikë nga ngjarjet e ardhshme, shkruan Euronews Serbia.
“Nëse Kurti thotë se për të ka përfunduar çështja e statusit, mirë. Unë i jam mirënjohës sepse edhe për mua ka përfunduar çështja e statusit. Përfundimin e çështjes së statusit e bazoj në një akt më të rëndësishëm, që është Karta e OKB-së dhe Rezoluta 1244 e OKB-së, nëse është kështu, atëherë mund të them vetëm se nuk kam shumë shpresë, por vetëm frikë nga ngjarjet e ardhshme”, theksoi Vuçiç.
Ai shtoi se shqiptarët mendojnë se problemet në veri të Kosovës mund t’i zgjidhin me polici speciale, por nuk e kuptojnë se vetëm po e inkurajojnë popullin serb që të jetë gjithnjë e më shumë të vendosur kundër tyre.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta