Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë sërish mbajtjen e zgjedhjeve të reja

29 Nëntor 2022 | 08:10

Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë.

Ata kërkojnë tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Organizatorët thanë se Mali i Zi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë në shitje.

Protestuesit i thanë kryeministrit të qeverisë në detyrë, Dritan Abazoviç, se hyrja e Malit të Zi në nismën rajonale Ballkani i Hapur, do të ishte e papranueshme dhe se Mali i Zi duhet të hyjë në BE dhe jo në “botën fantazmë serbe”, siç e quajtën ata këtë nismë rajonale.

Pas fjalimeve para protestuesve, qytetarët parakaluan nëpër Podgoricë, dhe tubimi u përmbyll pa ndonjë incident, raporton Radio Evropa e Lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026