Pasojat e pandemisë| Bizneset VIP ulin pagat e deklaruara, vijojnë problemet me paketat ndihmëse

22 Shtator 2020 | 09:15

Mbi 1500 qytetarë nuk kanë arritur që të përfitojnë ende pagën e luftës nga 120 mijë që e përfitojnë në total. Të dhënat nga Tatimet disa muaj pas daljes nga izolimi zbulojnë edhe mënyrën se si operuan bizneset këtë vit.

Mbyllja e aktivitetit ekonomik pas rastit të parë me COVID-19 në vend, rezultoi të ishte një sfidë më vete për qeverinë, e cila në një kohë të shkurtër hartoi dy paketa mbështetëse për shpërblimin e 220 mijë individëve.

Sot, kur kanë kaluar afro 5 muaj, rezulton se 1500 qytetarë nuk e kanë marrë ende pagën e luftës. Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ngërçi qëndron te llogaritë bankare të plotësuara gabim. 

Ndërkohë, edhe për bizneset sfidat ishin të mëdha. Disa prej tyre, në kushte mbijetese nuk ia dolën të mbajnë aktivitetin hapur, dhe të tjerë reduktuan numrin e punonjësve.

Në muajin qershor u regjistrua numri më i lartë i shkurtimeve nga puna, ndërsa brenda 6 muajve janë më shumë se 12 700  të larguar.

Shifrat ende janë paraprake për të folur për falimentim, por çregjistrimet dhe kalimi në statusin pasiv nxjerr se numri i tyre është relativisht i ulët, krahasuar me vitin e kaluar, sipas regjistrit të Tatimeve.

Por si po operon biznesi sot?

Një shkresë e disa ditëve më parë e hartuar nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve nxjerr se humbjet e gjeneruara nga izolimi, po atribuohen në kurriz të punonjësve. Këta të fundit po përballen me uljen e ndjeshme të pagave të deklaruara, ndërsa paralajmërimi për bizneset VIP, duket se vlen edhe për sipërmarrjet që punojnë me bilance të dyfishta.

 

Nuk kanë përfituar pagën e luftës:

Paketa 1: 256 individë

Paketa 2: 1300 individë

Biznese të çregjistruar

Janar-gusht 2019

2824

Janar-gusht 2020

1519

Biznese me status pasiv

Janar-gusht 2019

6626

Janar-gusht 2020

5642      

Punonjës të deklaruar

Mars                   671 289                

Prill                      638 641                

Maj                      646 315

Qershor              662 669

Punonjës të deklaruar

Janar 2020            675  434

Qershor 2020       662 669

Diferenca               -12,765

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026