A do të jetë në protestën e 6 dhjetorit? Flet Ilir Meta

29 Nëntor 2022 | 12:47

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në protestën e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha më 6 dhjetor.

Në një deklaratë pas homazheve të bëra në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e 78-vjetorit të çlirimit, Meta u shpreh se dhjetori është muaji i demokracisë dhe Europës.

“Ju e dini që nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, i çlirimit dhe i lirisë. Ju e dini që dhjetori, po kështu për të gjithë shqiptarët e ndershëm, patriot, edhe liridashës, është muaji i demorkacisdë, është edhe muaji i Europës.

Padiskutim që më 6 dhjetor, ne do të jemi të gjithë për të brohoritur edhe një herë tjetër se do ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa. Një vend të lirë, ku t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë kapjes së shtetit dhe njëkohësisht instalimit të mafias në pushtet”, theksoi Meta.

Partia Demokratike do të organizojë një protestë më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026