Letra me 5 pika ODIHR-it, Gjiknuri: Vazhdim i retorikës së opozitës
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e ka konsideruar “të njëanshme” letrën me 5 pika që opozita ka paraqitur për diskutim në Këshillin Politik përpara dërgimit drejt zyrës së OSBE/ODIHR-it, të cilës i kërkon të shprehet rreth koalicioneve dhe propozimeve për ndryshime të tjera të Kodit Zgjedhor.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Gjiknuri ka theksuar se letra “është vazhdim i retorikës politike të opozitës”, e cila “nuk ka sjellë asnjë draft apo propozim konkret” për ndryshimet zgjedhore.
Ai ka theksuar se opozita nuk ka reflektuar asgjë, ndërkohë që te ODIHR-i po i drejtohet pa pasur asnjë produkt. “Tek ODIHR-i dërgohen mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshjet teorike” – citohet të ketë thënë Gjiknuri, i cili ka këmbëngulur se nuk do ta firmosë letrën me 5 pika të opozitës.
Në letrën në fjalë, PD dhe LSI shprehen kundër ndryshimeve të mënyrës se si do të lejohen formimet e koalicioneve duke theksuar se kjo bëhet për interesa të PS-së.
Lexoni gjithashtu:
Këshilli Politik, PD dhe LSI paraqesin 5 pikat për të cilat do t’i kërkojnë opinion ODIHR-it
Debati për listat, opozita brenda dhe jashtë parlamentit kundër propozimit të PS
Iluzioni për listat e hapura, për PS-në më e rëndësishme heqja e koalicioneve parazgjedhore
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.