Paplekaj kërkon ‘transferim’, Ish-efektivi i akuzuar për vrasje i drejtohet GJL

29 Nëntor 2022 | 16:11

Ish efektivi i forcave speciale Arbër Paplekaj, nën akuzë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit kërkon të mos gjykohet nga gjykata e Elbasanit por nga një gjykatë tjetër. Kërkesa është depozituar në gjykatën e lartë.

I akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, Arbër Paplekaj duket se nuk ka besim për drejtësi tek gjykata e Elbasanit. Për këtë ish efektivi i RENEA-s i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021-it, kërkon të gjykohet nga një gjykatë tjetër.

Në bazë të nenit 94 e vijues të kodit të procedurës penale ku është bazuar dhe kërkesa në gjykatën e lartë për transferimin e çështjes, shkaqet e përligjura janë kur siguria publike ose liria e vullnetit të personave që marrin pjesë në proces, cenohen nga situate të rënda lokale.

Paplekaj nuk e ka pranuar akuzën e vrasjes, ai ka dëshmuar se ka qëlluar në kushtet e një nevojë ekstreme për vetëmbrojtje.

Lidhur me kërkesën e transferimit të çështjes, gjykata e lartë ende nuk ka caktuar një datë për shqyrtim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026