Nuk regjistrohet asnjë viktimë me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Prej ditësh situata e pandemisë me Covid-19 në Kosovë paraqitet më e qëndrueshme, dhe kjo faktohet nga shifrat e regjistruara. Autoritetet kosovare raportojnë se në 24 orët e fundit janë evidentuar 66 raste të reja dhe asnjë viktimë.
IKSHPK-ja thekson se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë të rinj duke e çuar shifrën totale që nga fillimi i pandemisë në 12815.
Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet me tendencë rënëse të numrave në javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%. Numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK.
Rastet e reja me Covid-19 në Kosovë:
Komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme