“Avni Rustemi vrasës me pagesë”, Shabani: Ka hyrë në librat e historisë me pushkë

29 Nëntor 2022 | 19:23

Endri Shabani, kryetari i nismës “Thurje” i ftuar në Euronews Albania foli për protestën e zhvilluar sot tek sheshi “Avni Rustemi”, emri i të cilit kërkohet të ndryshohet.

Sipas Shabanit, ndryshimi i emrave të shesheve është i nevojshëm sepse “kemi nevojë për të tjera modele, për njerëz të penës dhe jo të pushkës”.

Kryetari i nismës “Thurje” tha se Avni Rustemi njihet si vrasës me pagesë dhe që ka hyrë në librat e historisë me pushkë.

“Ajo që ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore, është që Partia Komuniste e asaj kohe filloi të zëvendësonte intelektualë të asaj kohe, të cilët nderoheshin me buste apo sheshe, me partizanë. Se njiheshin, kishin bërë atentate, kishin vrarë njerëz, kishin hyrë në librat e historisë me pushkë, duke zëvendësuar dalëngadalë ata që kishin hyrë në librat e historisë me penë. Sheshi “Avni Rustemi”, Avni Rustemi është një njeri që njihet sepse ka vrarë dikë tjetër, kryeministrin e kohës. Kemi nevojë për të tjera modele”, tha Shabani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023