Rritet numri i të shtruarve në spital, tre pacientë humbin jetën nga Covid-19
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19. Kështu, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre pacientë dhe janë konfirmuar 131 raste të reja.
Aktualisht në dy spitalet Covid në Shqipëri po marrin trajtim 201 pacientë, ku 17 prej tyre ndodhen në terapi intensive dhe tetë të tjerë janë në intubim.
Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se 47 qytetarë e kanë mposhtur me sukses pandeminë e Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar mbi shtatë mijë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2603
Durrës 564
Shkodër 380
Lezhë 301
Elbasan 297
Korçë 251
Fier 240
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 114
Dibër 82
Gjirokastër 82
Autoritetet kanë kryer deri tani mbi 81 mije testime për Covid-19, ndërkaq 12 666 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Në 12 qarqet vendit kanë humbur jetën nga coronavirus 367 qytetarë, ndërsa Tirana mbetet më e prekura me 176 humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat anticovid.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona