Twitter njofton anulimin e masave për dezinformatat rreth COVID
Kompania amerikane Twitter tha se po i jep fund masave për të luftuar dezinformatat në lidhje me virusin Covid-19, të cilat përfshijnë etiketa dhe mesazhe paralajmëruese me informacione të diskutueshme dhe heqjen e tweet-eve që bëjnë pretendime të rreme për vaksinat.
“Që nga 23 nëntori 2022, Twitter nuk zbaton më masa speciale për të kontrolluar informacionin në lidhje me Covid-19”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Twitter, raporton Reuters.
Miliarderi amerikan Elon Musk mori drejtimin e kompanisë Twitter në tetor dhe menjëherë pas kësaj nisi një sërë reformash.
Pasi mori përsipër kompaninë, Musk tha se donte të krijonte një këshill për moderimin e përmbajtjes që do të përfshinte moderatorë me “pikëpamje shumë të ndryshme”, raporton Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng