Sulmet kibernetike ndaj sistemeve shtetërore, Prokuroria firmos 5 urdhër arreste

30 Nëntor 2022 | 10:43

Prokuroria e Tiranës firmos 5 urdhër arreste lidhur me sulmet kibernetike ndaj sistemeve shtetërore shqiptare.

Nuk dihet çfarë përfaqësojnë shtetasit nën hetim, të cilët janë gjetur me shkelje nga Prokuroria e kryeqytetit.

Sipas burimeve, janë punonjës të administratës publike dhe Ministrisë së Brendshme që akuzohen për shpërdorim detyre.

Që prej vitit 2021, Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Të dhëna konfidenciale të personave publikë, që nga kreu i SHISH deri tek kryeministri, janë publikuar herë pas herë nga hakerat në faqen “Homeland Justice”.

2 ditë më parë, hakerat iranianë publikuan një listë me të dhënat e patentave të shtetasve shqiptarë në rrjetin social Telegram.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026