Pasuria e rusëve për Ukrainën, Brukseli propozon plan për konfiskim të aseteve ruse
Komisioni Evropian ka propozuar të mërkurën një plan për të konfiskuar asetet ruse, që janë ngrirë si pasojë e sanksioneve për ndëshkim të Moskës pas luftës së nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
“Ne kemi bllokuar 300 miliardë euro të rezervave të Bankës Qendrore të Rusisë dhe kemi bllokuar 19 miliardë euro të oligarkëve rusë”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një deklarate.
Ajo ka thënë se BE-ja mund të menaxhojë paratë në periudhë afatshkurtër dhe më pas t’i investojë ato.
Plani parasheh që paratë të mund të ndahen për Ukrainën, si kompensim për dëmet që i janë shkaktuar nga lufta.
“Ne do të punojmë me partnerët tanë në një marrëveshje ndërkombëtare, që ta bëjmë të mundur këtë gjë. Së bashku, ne do të tentojmë të gjejmë rrugë ligjore”, ka thënë von der Leyen.
Ajo ka thënë gjithashtu se BE-ja është duke propozuar krijimin e një gjykate speciale, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, “për të hetuar dhe gjykuar krimet e kryera nga Rusia”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona