Mbyllja e degëve në universitete, studentët “homazhe” para ministrisë së Arsimit
Një grup studentësh janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për të protestuar për degët që po mbyllen në universitete.
“Gjatë 4 viteve të fundit janë larguar mesatarisht 8 studentë në ditë, ose rreth 3 mijë studentë në vit nga universitetet publike, të cilat po boshatisen çdo ditë e më shumë. Rënia e cilësisë së arsimit publik ka bërë që regjistrimet në to të ulen me 11.3%, kjo shifër vetëm në 3 vitet e fundit,” – u shpreh një student.
Sipas grupit që u mblodh për të protestuar, përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajë Ministria e Arsimit e cila, siç shprehen studentët, po anashkalon këto problematika.
Sipas përfaqësuesve nga Qëndresa Qytetare, mbi 71% e programeve prioritare rrezikojnë që të mbyllen.
“Kjo panoramë tregon qartazi dështimin sistematik të politikave të ndërmarra nga MAS dhe është një sinjal që të rinjtë nuk i preferojnë këto programe, pasi ata nuk e gjejnë veten në tregun shqiptar të punës dhe nuk i besojnë këtyre politikave,” – shtoi studenti.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West