Çfarë do ndodhë me Italinë? Qytetarët vendosin për reduktimin e numrit të deputetëve

22 Shtator 2020 | 17:34

Referendumi i mbajtur të dielën dhe të hënën në Itali redukton deputetët e Parlamentit nga 630 në 400 dhe senatorët nga 315 në 200. Kursimet vlerësohet se do të jenë më pak se 50 milionë euro në vit. Tani, çështja është nëse të shkohet në zgjedhje të parakohshme me shifrat e reja, apo të vijohet me ato aktuale deri në fund të legjislaturës dhe zgjedhjes së presidentit të Republikës, mandati i të cilit skadon në vitin 2022.

Rezultati i referendumit ka dëmtuar ndërkohë Matteo Salvinin, i cili nuk ishte në gjendje t’i jepte qeverisë një goditje të fortë. Në këto kushte, rezultati padyshim përforcon koalicionin në pushtet dhe jep shpresën që kjo qeveri të arrijë e padëmtuar në zgjedhjet e ardhshme.

Anxhelo Skilaçi, profesor juridiku në Universitetin “La Sapienca” të Romës na shpjegon më shumë se çfarë do të ndodhi pas kësaj.

Profesor Skilaçi, cilat janë pasojat politike dhe institucionale të këtyre rezultateve dhe ç’do të ndodhë tani?

Skilaçi: Në fakt, asnjë efekt nuk do të shihet nga kjo reformë deri në zgjedhjet e reja të përgjithshme, të planifikuara në 2023-shin. Ajo që pres nga politikanët është të marrin të gjitha hapat e duhura për të balancuar efektet e kësaj reforme, duke filluar me prezantimin e sistemit të ri elektoral, në gjendje që të garantojë përfaqësimin e minoriteteve dhe njëkohësisht llogaridhënien e të zgjedhurve para elektoratit.

Italia ishte vendi me numrin më të lartë të përfaqësuesve parlamentarë në Evropë. Tani, me legjislacionin e aprovuar kjo do të ndryshojë. Në ç’pozitë ndodhet Italia tani në nivel evropian?

Skilaçi: Tani duhet të marrim parasysh vetëm dhomën e ulët, duke qenë se është e vetmja që përfaqëson plotësisht elektoratin. Bazuar në këtë aspekt të sistemit, Italia renditet në shkallën e ulët krahasuar me vendet e tjera evropiane. Ajo që duhet bërë është të barazohet baza elektorale e dy dhomave. Nëse kjo bëhet, Italia do të qëndrojë në shkallën mesatare sa i takon përfaqësimeve.

Sa i takon zgjedhjeve rajonale, pamë që qendra e djathtë dhe ajo e majtë morën një numër të barabartë rajonesh. A sugjeron kjo se kjo qeveri do të qëndrojë në pushtet deri në fund të mandatit?

Skilaçi: Po Xhorxhia, kam analizuar çdo rrezik të vecantë që i kanoset kësaj qeverie. Ajo që është me rëndësi në këtë rezultat është frenimi i Ligës së Salvinit dhe një ribalancim i pushtetit brenda të dyja koalicioneve. Kjo është një pikë e rëndësishme për të reflektuar.

Profesor Skilaçi, faleminderit për opinionin tuaj. Duket se qendra e majtë arriti të dominojë ndaj së djathtës dhe në veçanti Ligës së Salvinit. Ndaj kjo qeveri do të qëndrojë në pushtet për vitet e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026