‘Koalicionet’, Bylykbashi: “Dajaku i ndërkombëtarëve”, detyroi Ramën të tërhiqej

22 Shtator 2020 | 18:30

Oerd Bylykbashi, anëtar i Partisë Demokratike në Këshillin Politik thotë se, pasi ndërkombëtarët nuk e lejuan kryeministrin, Edi Rama që të ndalonte koalicionet me Kushtetutë, tani kërkon të ndryshojë formulën se si koalicionet funksionojnë.

Gjatë intervistës në ‘Ilva Now’, z. Bylykbashi deklaroi se ndryshimet kushtetuese nuk ndalojnë koalicionet dhe është e përcaktuar qartë se partitë propozojnë kandidatë për deputetë dhe jo koalicione siç po kërkon Partia Socialiste që të veprohet.

“PS hoqi nga ndryshimet kushtetuese frazën ku thuhej ‘ndalohen koalicionet zgjedhore’, nën presionin e faktorit ndërkombëtar. Pasi u tërhoq, tani flet për ndryshimin e modelit të koalicioneve”, tha z. Bylykbashi.

Sipas tij lejimi i formimit të koalicioneve parazgjedhore nuk është rekomanduar asnjëherë nga ODIHR që të hiqet si praktikë. “Nuk ka një rekomandim të vetëm të ODIHR që godet këtë pjesë”, tha ai.

Z. Bylykbashi shtoi më tej se, Rama nuk i ndalon dot koalicionet dhe ndaj po përpiqet që të ndryshojë formulën.

“Neni i Kushtetutës nuk përcakton se si formohen koalicionet. Koalicionit i është hequr e drejta për të propozuar kandidatë. Sot e kësaj dite, partitë e koalicionit janë ato që propozojnë kandidatë, nuk e bën koalicioni. Ata (PS) thonë se koalicioni bën propozimin e kandidatëve por këtë gjë Kushtetuta nuk e lejon”, tha më tej ish-deputeti i PD.

“Duke qenë i qartë nën dajakun e ndërkombëtarëve, se koalicionet nuk i heq dot, tani po kërkon që të ndryshojë rregullat. Por rregullat nuk ndryshohen dot më pak se një vit para zgjedhjeve”, tha z. Bylykbashi.

Ai shtoi se PD do të pranojë çdo gjë që imponohet nga ndryshimet kushtetuese, duke përmendur fakti ne caktimit të një pragu kombëtar, që në zgjedhjet e kaluara nuk ka qenë.

“Tani Kushtetuta parashikon prag kombëtar, ky është një fakt, nuk e vëmë në diskutim”, tha z. Bylykbashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021