Universitetet, rektori i Bujqësorit: Mësim i kombinuar mes pjesëmarrjes në klasa dhe leksioneve online
Në javën e parë të nëntorit, pritet të nisë dhe viti i ri akademik në gjithë Universitetet Publike në vend. Mësimi pritet të jetë i alternuar mes onlinit dhe klasave ndërsa Universietet po punojnë për krijimin e platformave.
Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku tha për Euronews Albania se Universiteti Bujqësore po sheh mundësinë për nisjen e mësimit të alternuar në klasë dhe online, për pjesën kryesore të leksioneve
Por gjithsesi sipas tij, në vijim do të veprohet në varësi të situatës së krijuar nga COVID-19 në vend.
“Do ketë një zgjidhje hibride mes pjesëmarrjes fizikisht në klasa dhe zhvillimit online të një pjese më të madhe të leksioneve. Ky është mendimi i përgjithshëm, megjithatë ngjarja është në zhvillim dhe do të veprohet në vartësi të situatës. Për ne e para është siguria e studentëve dhe stafit”, tha ai.
Duke u ndalur tek Universiteti Bujqësor rektori tha se për vete specifikat e veta ky universitet duhet të zhvillojë mësim në praktikë.
“Pjesëmarrja në klasë, në laboratorë është kruçale, ndaj kjo e bën të domosdoshme zgjedhjen tonë, ku patjetër pjesa e seminareve duhet te jetë në auditorë”, tha ai.
Ai tha se po shkon drejt fundit mbyllja e procesit për këtë vit akademik ndërsa u bëri thirrje gjimnazistëve që janë duke u regjistruar në ciklin e lartë të studimeve t’i kthejnë sytë nga universiteti bujqësor pasi ka degë premtuese
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera