Nesër mblidhet komiteti ndër parlamentar Shqipëri-BE për stabilizim-asocimin

30 Nëntor 2022 | 17:20

Në datat 1 dhe 2 dhjetor do të mblidhet në Bruksel, Komiteti Ndër-parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhje do të jetë miratimi i rezolutës së hartuar nga euro-deputetët për Shqipërinë. Në dokument, euro-deputetët përshëndesin çeljen e negociatave të me Bashkimin Evropian duke theksuar se kjo është një fazë e re në rrugëtimin e Shqipërisë.

Në pikën 7 të rezolutës, Komiteti shpreh shqetësimin për sulmet kibernetike. Duke marrë shkas nga sulmet që pësoi Shqipëria, i kërkohet Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare të tij që të rrisin ndihmën për t’u mbrojtur nga agresione të tillë.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me nivele veçanërisht të rëndësishme të ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese dhe janë viktima të sulmeve kibernetikem bëhet thirrje, në këtë drejtim, BE-së dhe shteteve të saj anëtare që t’i ofrojnë Shqipërisë, si dhe aleatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ndihmën e nevojshme”, citon rezoluta.

Por rezoluta e PE i kërkon autoriteteve shqiptare të vazhdojnë eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale, veçanërisht në nivel të lartë, nga të gjitha fushat e jetës publike. Dokumenti thekson domosdoshmërinë për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e drogës; vëren me shqetësim se Shqipëria ka rënë me 27 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International që nga viti 2016.

Rezoluta inkurajon Shqipërinë për të luajtur një rol konstruktiv në zhvillimin dhe kultivimin e bashkëpunimit rajonal. Po ashtu, dokumenti i PE, bën thirrje për rritjen e transparencës së pronësisë së medias, financimit dhe reklamimit publik.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026