‘Ervis Martinaj krijoi organizatë’, Poli Hoxha: Duhet ndjekur pasuria e tij
Gazetari Poli Hoxha deklaroi se duhet ndjekur pasuria e Ervis Marinajt, në mënyrë që të hidhet dritë në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se Ervis Martinaj kishte krijuar një organizatë, ku ishte përfshirë shteti, policia, krimi financiar dhe politika.
“Kam filluar ta trajtoj me seriozitet pistën e një simulimi, ose më saktë pistën e një inskenimi të vrasjes. Nga ana e Martinajt, por jo vetëm. Unë po them që janë të dyja pistat, kanë fuqi të barabartë hetimi dhe nuk mund të abuzojmë, por nuk mund të themi që është vrarë, siç thonë me bindje xhaxhai dhe shumë kolegët tanë. Ashtu siç nuk mund t’i vësh pikën që kjo është inskenim. Unë ngul këmbë, nëse do duam të dimë për fatin e Ervis Martinajt, ne nuk duhet të mbetemi te individi, por organizata e Ervis Martinajt, një organizatë tipike, ku është përzier, shteti, policia, krimi financiar, politika.
Xhaxhai dje tha që na kërcënuar kryeministri, e fajësoi kryeministrin. Por nga ana tjetër unë mund t’ju them një element, në zgjedhjet e 2021, një kandidati socialist, që sot është deputet, Ervis Martinajt i dhuroi 1500 kompjutera, për fushatë. Donacion, biznesmen ishte, donacion 1500 kompjutera. Nuk e ndajmë dot 100%. Dihet që familja e tij ishte e djathtë, pro Partisë Demokratike. Por nga ana tjetër, biznesi i tij lulëzoi në kohën e Edi Ramës, llotot e tij lulëzuan dhe madje lulëzuan kur ishin ilegale. Duhet ndjekur paraja, pasuria e Ervis Martinajt.”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta