Robert Papa sulmon Yuri Kim: Nuk e njeh historinë e Shqipërisë

30 Nëntor 2022 | 19:42

Gazetari Robert Papa nga Amerika komentoi mesazhin e ambasadores së SHBA Yuri Kim, për ditën e Çlirimit të Shqipërisë më 29 nëntor.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Kim nuk e njeh historinë e  Shqipërisë, ndërsa shtoi se nuk e ka studiuar siç duhet dosjen shqiptare në DASH.

“Kim nuk e njeh historinë e Shqipërisë dhe kam frikë se nuk e ka studiuar siç duhet dosjen shqiptare në Departamentin amerikan të shtetit, për të mësuar sadopak se çfarë qëndrimi kanë mbajtur amerikanët më 29 nëntor dhe çfarë qëndrimi kanë mbajtur komunistët ndaj Amerikës. Amerikanët u larguan nga Shqipëria, nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës. Unë nuk e kuptoj se çfarë ka dashur të tregoj Kim me këtë gjest. Ajo mund të shkonte shumë mirë te varrezat e dëshmorëve më datë 28”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023