Poli Hoxha: Arrestimet e IT, për t’i vënë kapakun skandalit me sulmet kibernetike

30 Nëntor 2022 | 19:10

Gazetari Poli Hoxha deklaroi se firmosja e urdhër-arresteve nga Prokuroria e Tiranës për  5 punonjësit IT pranë Departamentit të Administratës Publike (DAP), është thjesht për t’i vënë kapakun skandalit për sulmet kibernetike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se edhe pas kësaj ngjarjeje, nuk po sheh reflektim nga shteti shqiptar.

“Këta kanë kapur pjesën e Departamentit të Administratës Publike. Kjo është pjesa e e-Albania. Ne kemi parë që këtu janë goditur, përveç e-Albania, është goditur shërbimi informativ, është goditur policia, të cilat nuk janë pjesë e rrjetit të të dhënave që përpunohen nga e-Albania. Ideja është që, kjo po më duket si një kapak për skandalin e radhës”, theksoi ai.

Që prej vitit 2021, Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Të dhëna konfidenciale të personave publikë, që nga kreu i SHISH deri tek kryeministri, janë publikuar herë pas herë nga hakerat në faqen “Homeland Justice”.

2 ditë më parë, hakerat iranianë publikuan një listë me të dhënat e patentave të shtetasve shqiptarë në rrjetin social Telegram.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026